Policia ka gjetur një trup të pajetë në një kanal mëngjesin e së shtunës në Vlorë.
Viktima është gjetur në zonën që njihet si “Kanali i Motorit” që grumbullon ujërat e zeza, ndërsa është pikasur fillimisht nga kalimtarë të rastit, që kanë lajmëruar më pas policinë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës ose shkaqet e vdekjes, ndërsa paraprakisht mendohet të jetë një shtetas rreth 60 vjeç, i cili ka tentuar që të mbledhë mbetje plastike pranë kanalit, por për shkaqe ende të paqarta ka rënë në kanal dhe ka humbur jetën./Tvklan