Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Drinit të Zi në Kukës

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Drinit të Zi në Kukës

Një trup i pajetë është konstatuar ditën e sotme në Kukës, pranë ‘Urës së Drinit të Zi’.

Përmes një njoftimi, policia shqiptare bën të ditur se shtetasi i pajetë, i cili nuk është identifikuar ende, është i gjinisë mashkullore, shkruan A2 CNN.

Policia bën të ditur gjithashtu se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Related Articles