Një person është gjetur pa shenja jete në parkun “Taukbashçe” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, u shpreh Borovci.
Policia thotë se me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjet.