Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë kanë nisur hetimet.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë, të moshës rreth 60-vjeç, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ganimete Tërbeshi”.
Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.