Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 dhjetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Ismet Jashari”, ku viktima, shtetase kosovare, është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes. 

Related Articles