Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas tyre, ai kishte dalur nga shtëpia qysh në orët e vona të së shtunës (13 korrik), dhe nuk ishte kthyer më.
I njëjti është gjetur pa shenja jete, gjatë ditës së sotme, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”. /Gazeta Enigma