Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.