Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij dhe se rasti po vazhdon të hetohet.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.