Gjendet pa shenja jete një person në Shtime

Gjendet pa shenja jete një person në Shtime

Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime, të martën rreth orës 6 e 45.

Sipas policisë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që me kërkesë të familjes trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes për ceremoni varrimi.

Related Articles