Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Një person është gjetur pa shenja jete të martën rreth orës 12:50 në lagjen “Jesa”, në Zubin Potok. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Enigma/

Related Articles