Gjendet pa shenja personi që u raportua si i zhdukur në Malin e Pashtrikut

Gjendet pa shenja personi që u raportua si i zhdukur në Malin e Pashtrikut

Një 27 vjeçar që u raportua si i zhdukur në Malin e Pashtrikut, është gjetur pa shenja jete.

Kështu raporton mediumi Top-Channel.

Kërkimet për të kishin nisur qysh nga e diela.

Për të u angazhua ekipe të kërkim – shpëtimit edhe nga Kosova.

Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj i Hasit kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

Madje, teksa kërkonte në mal, babai i të riut, Riza Lleshi humbi gjurmët dhe u gjetën pak para se të gjendej trupi i pajetë i 27-vjeçarit.

Sikurse raporton korrespondenti i Top Channel, Bekim Lekica, ai ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

Related Articles