Familja Zhegrova nga fshati Bardhosh i Prishtinës, nuk dinin gjë për fatin e familjares së tyre, Hyrës, e cila kishte dalë nga shtëpia të shtunën në mëngjes.
Rasti ishte denoncuar edhe në Polici, teksa është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve për gjetjen e saj.
Familjarët e 60-vjeçares kanë bërë me dije se ajo është gjetur sot në fshatin Besi. Sipas tyre, gjendja e saj shëndetësore është e mirë.