Trupi i një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, është gjetur brenda një krokodili.
Kevin Darmody u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend – një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior – të shtunën.
Pas një kërkimi dyditor në zonë, policia eutanizoi dy krokodilë të mëdhenj dhe gjeti pjesë të trupit të njeriut, raporton BBC.
Eshtrat ende nuk janë identifikuar, por policia tha se ishte një “përfundim tragjik” i kërkimit për 65-vjeçarin.
Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.
Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 metra dhe 2.8 metra të gjatë, u qëlluan për vdekje të hënën rreth 1.5 kilometra nga vendi ku ai u pa për herë të fundit.
Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident.