Njësitet policore në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas vrasjes së policit kosovar nga një grup i terroristëve serbë.
Burimet brenda PSRK-së kanë bërë me dije se tashmë është gjetur trupi i pajetë i një terroristi të vrarë.
Trupi i pajetë i terroristit mësohet se është gjetur në malin e fshatit Banjskë, në afërsi të Manastirit, i uniformuar dhe i armatosur rëndë.
Dje zyrtarisht është konfirmuar për tre terroristë të vrarë. Trupi i gjetur sot e çon në katër numrin e terroristëve të eleminuar. /Gazeta Enigma/