Vajza e raportuar si e zhdukur në komunën e Ferizajt, H.J, është gjetur dhe ndodhet në gjendje të sigurt, raporton Gazeta “Enigma”.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH) përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ka konfirmuar se “pas një operacioni intensiv kërkimi dhe mbështetjes së komunitetit, ajo është lokalizuar dhe është nën kujdesin e duhur”.
“Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë proces – ekipet e shpëtimit, qytetarët që ndihmuan në kërkimet dhe ata që shpërndanë informacionin. Solidariteti dhe bashkëpunimi juaj ishin vendimtarë për një përfundim të suksesshëm të këtij rasti,” thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.
Organizata ka bërë thirrje që qytetarët të “qëndrojnë të informuar dhe vigjilentë për raste të ngjashme dhe të mos hezitojnë të kontaktojnë autoritetet për çdo emergjencë”. /Gazeta Enigma/