Gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës këtë mëngjes është e qetë dhe pa fluks të madh të pritjeve, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë në 10 minuta te Dheu i Bardhë.
Pikat tjera kufitare kanë fluks edhe më të ulët të pritjeve, nga 2 deri në 5 minuta.