Ballafaqimi i armatosur i dy familjeve të njohura në Prishtinë, Sekiraqa dhe Gashi-Capat, solli deri vdekja e një personi dhe plagosja e pesë të tjerëve.
Dy nga të plagosurit aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Abdominale të QKUK-së.
Për gjendjen e tyre para mediave ka folur mjeku Vesel Skenderi.
Sipas tij gjendja e tyre është e mirë.
Pacientët që kanë pasur indikacione për intervenim kirurgjik abdominal, porsa kanë arritur në Qendrën Emergjente, është vendosur indikacioni dhe nga ekipi kujdestar i po asaj dite është intervenuar dhe janë kryer operacionet”, tha ai.
“Gjendja e tyre është e mirë. Ata po trajtohen tash pas operacionit, me të gjitha shërbimet e nevojshme”, theksoi Skenderi
Një pacient është lindur në vitin 2003 dhe tjetri në 1995, që të dy janë jashtë rrezikut për jetë njoftoi mjeku. /Gazeta Enigma