Gjendja e qetë në veri të Kosovës

Gjendja e qetë në veri të Kosovës

Në pikën kufitare në Bërnjak, situata është e qetë si tash e pesë ditë kur pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë hequr uniformat dhe janë dorëhequr nga detyra.

Gjatë ditës në këtë pikë kufitare janë shqiptuar 16 fletë qortime për qytetarët që posedojnë ende automjete me targa ilegale.

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani, raporton se përgjatë rrugës nuk është vërejtur asnjë patrullë të KFOR-it apo EULEX-it derisa në pikën kufitare janë të vendosur Policia Kufitare e Kosovës, Njësia Speciale dhe EULEX-i.

FOTO:

Related Articles