Gjendja e Urës së Fshajtë alarmon qytetarët, rritet rreziku për aksidente

Gjendja e Urës së Fshajtë alarmon qytetarët, rritet rreziku për aksidente

Gjendja te Ura e Fshajtë në rrugën Gjakovë – Prizren ka alarmuar qytetarët që frekuentojnë atë pjesë, të cilët janë ankuar se po rrezikohen në masë të madhe për shkak të aksidenteve që mund të shkaktohen. Kjo gjendje, sipas tyre është qe disa muaj dhe akoma s’janë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Nga Trafiku Rajonal në Gjakovë kanë bërë të ditur se po presin nga Ministria e Infrastrukturës që ta rregullojnë këtë problem.

Qytetarët kanë deklaruar se ura është vjetruar dhe mosrregullimi i saj po i rrezikon pjesëmarrësit në trafik, e sidomos kur qarkullojnë automjete që nuk e përshtatin shpejtësinë, shkruan Sinjali.

Komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, në një prononcim për Sinjalin tha se kjo problematikë është qe rreth 10 muaj, por që rreziku është rritur në muajit e fundit.

Ai ka thënë se tashmë është marrë aprovimi për kryerjen e punës nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve, por që po presin nga Ministria e Infrastrukturës që ta rregullojnë këtë problem.

“Problematika, dëmtimi i pengesave dhe rreziku i madh në atë pjesë është prej vitit 2023, që 10 muaj. Ky problem ka filluar të thellohet 3-4 muajt e fundit për shkak të dëmtimit shtesë të mbrojtësve të urës nga të dy anët, nga aksidentet e trafikut.

Nga Ministria e Infrastrukturës janë marrë gjitha shkresat prej vitit 2023 dhe tani në vitin 2024.

Fillimisht problem ka qenë marrja e aprovimit për kryerjen e punës nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve dhe pas marrjes së aprovimit me vendim urgjent në muajin janar nga kjo ministri, po presim ende që të rregullohet ky problem, që e konsiderojmë të madh për shkak të rrezikut të mundshëm që të kemi aksidente me pasoja fatale dhe rënies se mjeteve në humnerë.”– tha ai.

Sahatqija tutje deklaroi se Trafiku Rajonal në Gjakovë ka rritur patrullimin në atë pjesë dhe vendosjen e pikave të kontrollit, teksa kanë kërkuar që të vendosen sinjalizime shtesë.  

“Masat e ndërmarra nga Trafiku Rajonal i Drejtorisë së Policisë në Gjakovë janë deri më tani janë patrullimi me prioritet dhe mbajtja e pikave të kontrollit afër urës në parandalimin e shpejtësisë së mjeteve dhe është arritur efekti i dëshiruar.

Po ashtu kemi kërkuar urgjent vendosjen e sinjalizimit shtesë të shenjave të ndalimit dhe rrezikut, shiritave vibrues para urës dhe në urë, të cilat janë vendosur si preventivë afat shkurtë dhe janë dërguar shkresa të njëpasnjëshme përmes divizionit të trafikut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe kërkesat urgjente për rregullimin e problemit.”

Ai tha se te kjo urë para disa vitesh ka pasur raste të aksidenteve me fatalitet, por që megjithatë gjendja e tanishme e urës rrit rrezikut për aksidente, edhe si si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, kushteve të rrugës dhe motit të keq. 

Related Articles