Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë zvogëluar dukshëm pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Në pikën kufitare të Merdarës, qytetarët po presin rreth 20 minuta, ndërsa në Jarinjë pritja është rreth 10 minuta, pa raporte për kolona të gjata.
Pikat tjera kufitare janë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.