Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me deputetin sllovak i cili është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian
Me të Lajçak ka folur për situatën në veriun e Kosovës, si dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
”Patëm një diskutim të mirë me deputetin e Parlamentit EVROPIAN VladoBilcik. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak.
Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.
Had a good discussion with 🇪🇺 MEP @VladoBilcik today. We spoke about the current situation in the north of Kosovo, the Dialogue and wider regional developments. pic.twitter.com/nrgjb6xa2R— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 28, 2023