Të gjithë ata të cilët këtë fillim javë planifikojnë ta lëshojnë Kosovën përmes pikës kufitare “Dheu i bardhë”, duhet të presin 15 minuta.
Ngjajshëm është edhe në Merdarë, pritjet për dalje shkojnë deri në 15 minuta, ndërsa hyrjet nga aty deri në 10 minuta.
Në Muçibabë, pritjet edhe për hyrje edhe për dalje arrijnë deri në 10 minuta.
Ndërkaq sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë ose dalë nga pikat tjera kufitare të cilat nuk janë të përmendura më lartë, pritjet janë 3 deri në 5 minuta. /Gazeta Enigma.