Gjendja shëndetësore e Hajrullah Behlulit pasi u godit nga vetura

Gjendja shëndetësore e Hajrullah Behlulit pasi u godit nga vetura

Sot është goditur me veturë bashkëshorti i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza.

Gjendjen shëndetësore të tij e ka konfirmuar për lajmi.net shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti.

Ai tha se Behluli ka pasur lëndime në kokë dhe ekstremitete dhe momentalisht gjendja e tij është stabile.

“Rreth ora 11:15 në emergjencën e spitalit e kan prun një pacient mashkull që është lëndu prej aksidentit në trafik. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, është dhënë terapia, janë bo konsultat dhe me konsultën e kirurgut, pacienti është hospitalizuar në ORL. Lëndime ka pasur në kokë dhe ekstremitete. Momentalisht gjendja e tij është stabile”, ka thënë Veçgishti.

Related Articles