Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për mos-shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për pranim nga ana e Këshillit të Evropës.
Ky fakt, sipas saj, e shpërfaq gjendjen e mjerushme të diplomacisë kosovare, duke konfirmuar se ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
Në një postim në Facebook, ajo thotë se këto “aventura” janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme.
Postimi i plotë i Çitakut:
Mos shqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin.