Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është kritikuar nga mediat gjermane pas deklaratës së tij se kombëtarja u frymëzua nga Lufta e Dytë Botërore në suksesin e arritur në Euro 2020.
Për gazetën më të madhe gjermane “Bild”, tekniku i “Tre luanëve” është i çmendur dhe se ka parë shumë filma me Winston Churchill, i cili ishte kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në Gjermani nuk u prit mirë deklarata e Southgate se kujtimet e Luftës së Dytë Botërore ndikuan në skuadër në fitoren e 1/8-ve kundër Gjermanisë në “Wembley” me rezultatin2-0 dhe jo vetëm.
Në një deklaratë të tij, tekniku iu referua shpirtit luftarak të Anglisë dhe nxiti tifozët që të krenoheshin me arritjet e vendit, brenda dhe jashtë fushe. Duke bërë ironi dhe kritikë, “Bild” vuri në dukje se armiqtë e Churchill ishin Hitleri dhe Goring dhe jo Thomas Muller dhe Manuel Neuer.
“Fatet e Anglisë varen nga Harry Kane dhe Rahem Sterling, e jo nga lufta”, ishte mesazhi i gazetës gjermane.