Një burrë 31 vjeçar në Gjermani po dyshohet se ka hedhur qëllimisht fëmijën e tij dy vjeçar nga dritarja, që tani është në kujdes intensiv.
Siç raporton Bild rasti ka ndodhur në North Rhine-Westfalen rreth orës 2 të mëngjesit. Babai dyshohet se nga katër metra lartësi hodhi fëmijën e tij, që tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Fëmija me sa duket pësoi lëndime të rënda pasi ra nga dritarja dhe u dërgua në spital nga shërbimet e urgjencës. Derisa i dyshuari, babai tani është në kujdes intensiv”, raportuan të hënën policia e Hagenit dhe zyra e prokurorit publik të Siegenit.
Policia në gjermani po heton edhe më tutje rrethanat.