Një grua në Gjermani është dënuar me burg të përjetshëm pasi foshnjën e saj e ka hedhur nga dritarja e banesës së saj, shkruan BILD, përcjell Klankosova.tv
Ajo e kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në fshehtësi dhe më pas e kishte hedhur nga dritarja e banesës së saj.
Gruaja përshkroi me lot natën e krimit të 12 shtatorit.
“U zgjova me dhimbje shpine dhe u ul lakuriq në tualet. Pastaj vura re se kishte diçka midis këmbëve të mia, papritmas pashë beben vajzë. Nuk mund të merrja më frymë, kështu që shkova te dritarja e hapur e dhomës së gjumit, u përkula nga dritarja me foshnjën dhe e lëshova”, u deklarua ajo.
Pas krimit, ajo i kërkoi vëllait të saj që ta nxirrte foshnjën e vdekur nga oborri. Megjithatë, një fqinj vuri re se çfarë po ndodhte dhe thirri policinë. Gruaja fillimisht u dërgua në spital dhe më pas u arrestua.