Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Berlin.
Ata dyshohet se ishin pjesë e një bande që kanë kontrabanduar drogë për në Gjermani.
Në aksionin e doganës dhe policisë gjermane këtij grupi i është konfiskuar drogë e llojit “Marihuanë” me vlerë 1 milion euro.
Burrat e moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç janë kapur duke ngarkuar bimë të kanabisit në një magazinë në Velten, raporton Berliner Zeitung.
Sipas kësaj gazete ata do t’i përgatisnin ato për rishitje.
Hetuesit doganorë dhe ata të policisë i kishin vëzhguar prej kohësh anëtarët e kësaj bande.
Kamioni “Mercedes” i ngarkuar me drogën, ishte drejtuar nga një 50-vjeçar hyri në magazinën në fjalë derisa katër anëtarët e tjerë të bandës prisnin për ta ngarkuar drogën në mjet VW Caddy.
Në atë moment kishin ndërhyrë policët.
Në aksionin e së premtes u konfiskuan 32 mijë e 990, që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogave të tjera.
Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës.