Gjermani: Vdesin tre persona duke ikur nga Policia, dy kroatë dhe një serb

Gjermani: Vdesin tre persona duke ikur nga Policia, dy kroatë dhe një serb

Tre persona kanë vdekur pasi u aksidentuan, teksa po iknin nga Policia në Gjermani.

Shoferi i një BMW me targa të Mynihut të Gjermanisë, në autostradën A2 injoroi shenjën e ndalimit të policisë dhe u largua me shpejtësi, duke rënë kështu me veturë në Kanalin Mittelland.

Siç raportojnë mediat gjermane, dy nga viktimat ishin nga Kroacia, kurse njëri nga Serbia, i cili besohej se e drejtonte automjetin.

Pasagjerët nga Kroacia ishin të moshës 25  dhe një 31-vjeçar.

Makina që shkaktoi aksidentin u nxor nga kanali gjatë fundjavës dhe u sekuestrua për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ecuria e saktë e aksidentit, si dhe arsyeja pse shoferi iku nga policia, mbeten të panjohura.

Aksident i rëndë pranë Braunschweig

Related Articles