Gjermania: Arrestohet një sirian për komplot për të vrarë ushtarë në Bavari

Gjermania: Arrestohet një sirian për komplot për të vrarë ushtarë në Bavari

Një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë në qytezën Hof në Bavari, thanë prokurorët të premten.

I dyshuari, 27 vjeç, i kishte siguruar dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë.

Ai planifikonte të vriste ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, të cilët e kalonin kohën e pushimit të drekës atje, si dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thuhet në njoftimin e prokurorëve.

“Me këtë veprim, i akuzuari donte të tërhiqte vëmendje dhe të krijonte një ndjesi të pasigurisë në mesin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Gjermania ka vendosur t’i ashpërsojë kontrollet kufitare pas sulmeve vdekjeprurëse me thikë rishtazi, të cilat u kryen nga azilkërkues të dyshuar.

Related Articles