Një iranian 32-vjeçar është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se ka planifikuar një sulm me kimikate vrasëse, raporton agjencia AP të dielën.
Policia dhe prokurorët në Gjermni kanë treguar se i dyshuari dhe një person tjetër janë arrestuar në qytetin Castrop-Rauxel, në veriperëndim të Dortmundit.
Në një deklaratë të përbashkët është thënë se i dyshuari ka planifikuar një sulm serioz të motivuar nga ekstremizimi islamik, ndërsa për këtë kishte siguruar kimikate vrasëse si cianid e ricin.
Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” ka raportuar se specialistë me veshje anti-kontaminim, kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit.
Raportohet se autoritetet gjermane kanë marrë informatë nga një agjenci inteligjente aleate për sulmin e planifikuar.
Transmetuesi gjerman RTL ka treguar pamjet e dy të dyshuarve të arrestuar.