Gjermania është e “përgatitur” për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse. Kështu deklaroi në Meseberg kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Përjashtimi i Hungarisë dhe Sllovakisë nga masa është një zgjidhje “pragmatike” për të siguruar që të gjithë të jenë në gjendje të merren me masat,” shtoi ai në përgjigje të pyetjes nëse përjashtimi i Budapestit dhe Bratislavës përbën një “precedent të rrezikshëm”.
Kancelari tha shprehimisht se ky nuk është rasti.
“Përpjekja është gjithmonë që të parandalohen efektet e sanksioneve që të godasin vendet që i miratojnë ato më shumë se ato që duan të godasin,” shtoi ai.