Policia ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar për grabitje.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i njëjti iu kishte shmangur drejtësisë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë”.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
