Gjermania kërkon sinjale nga Kosova para “OK” për anëtarësim në KiE

Gjermania kërkon sinjale nga Kosova para “OK” për anëtarësim në KiE

Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka thënë për Euractiv se Berlini është në favor të anëtarësimit dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar.

“Është me rëndësi që hapat e ardhshëm të Kosovës të japin sinjale lidhur me mbrojtjen e minoriteteve, që është çështje kyçe për Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigje.

“Çështja e Asociacionit luan një rol kyç këtu. Themelimi i Asociacionit mbetet qëllim për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Në anë tjetër një burim, raporton Euractiv, t’i ketë thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës mund të shtyhet për më vonë gjatë vitit nëse nuk ka garanci që Prishtina i ka votat e nevojshme.

Të martën në një takim të zëvendësministrave të vendeve anëtare të KiE-së, Kosova nuk është vendosur në agjendën e Komitetit të Ministrave.

Related Articles