Lojtarët e Shqipërisë duke kërcyer e kënduar kanë festuar fitoren e fundit ndaj Bullgarisë.
“Kuq e Zinjtë” vazhduan me rezultatet fantastike, ku triumfuan në miqësore kundër Bullgarisë, falë golave të Qazim Laçit dhe Ernest Muçit.
Pas ndeshjes, lojtarët e Shqipërisë nisën festën në dhomat e zhveshjes duke kënduar e kërcyer.
Një ndër këngët që dëgjohet është ajo “Gjermania vllazen nuk është si përpara”.
Për më shumë shikojeni festën e bukur në dhomën e zhveshjes duke kërcyer në valle:
Shqipëria është një hap larg kualifikimit në Kampionat Evropian, ku ka nevojë vetëm për dy pikë brenda dy ndeshjeve të radhës për të siguruar “biletën” që të shpie në Gjermani.
“Kuq e Zinjtë” në muajin nëntor do të përballen me Moldavinë, e pastaj edhe me Ishujt Faroe.