Gjermania pritet të përballet me krizë për kafenë

Gjermania pritet të përballet me krizë për kafenë

Në Gjermani ekziston rreziku i krizës së kafesë nga viti 2025.

Shoqata Gjermane e Kafesë me qendër në Hamburg ka paralajmëruar se çmimet mund të rriten ndjeshëm.

“Ne jemi të kërcënuar me një mungesë të furnizimit në tregjet gjermane dhe evropiane”- thanë nga Shoqata, shkruan Bild.

Bëhet fjalë për rregulloren e BE-së për zinxhirët e furnizimit pa shpyllëzim, e cila do të zbatohet nga 31 dhjetori.

Kompanitë do të duhet të dëshmojnë se asnjë pyll nuk është dëmtuar për produktin e tyre. Kjo nuk vlen vetëm për lëndët e para si kakao ose kokrrat e kafesë, por edhe për disa produkte dytësore si çokollata, lëkura ose mobiljet.

Komisioni i BE-së pretendon se nuk dihen fakte se rregullorja do të rriste çmimet e produkteve.

Related Articles