Gjetja e armëve në veri, Sveçla: Planifikime të errëta

Gjetja e armëve në veri, Sveçla: Planifikime të errëta

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas gjetjes së armëve në në lokacione të ndryshme në veri të vendit, duke thënë se këto “nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, shkroi Sveçla në një postim në Facebook.

Related Articles