Gjiganti italian kërkon transferimin e Januzaj

Gjiganti italian kërkon transferimin e Januzaj

Ekipi nga Seria A, Napoli kërkojnë transferimin e Adnan Januzaj.

Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedad në fund të sezonit. Destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë Italia.

Kontrata e tij i përfundon në qershor të këtij viti, por ai ka refuzuar të pranojë rinovim me ekipin spanjoll.

Sipas ‘Fichajes’, Napoli kanë shfaqur interesim për transferimin e anësorit belg drejt Seria A.

Napoli e shohin Januzaj si një zëvendësues për Lorenzo Insigne, pasi pritet të largohet nga ‘Napolitanët’ gjatë merkatos së verës.

Related Articles