Prezantuesja e njohur Elita Rudi sot kremton ditëlindjen e 28-të.
Ajo së bashku me partnerin e saj, reperin Gjiko ndodhen në Turqi, derisa po kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku.
Artisti nga Peja nuk ka munguar me një dedikim të veçantë për Elitën, e po ashtu edhe me një surprizë të tillë.
“Urime ditëlindja gruaja ime Elita Rudi. Ti ma bëre jetën të ëmbël, mi dhurove dy engjuj, ti sakrifikove çdo gjë për ne, ti na ke bërë prioritet në jetën tënde. Gjithçka çfarë dua është të rritem me ty”, kanë qenë fjalët e Gjikos.
Ai ka lënë mbishkrimin ‘Urime ditëlindjen Elita Rudi, Gjiko të do’ në urën e famshme të Bosforit.
Kjo duket të jetë një nga mbrëmjet e paharruara të moderatores që do të mbahet mend gjatë.