Gjilan: 11 aktakuza për dhunë në familje veç gjatë janarit

Gjilan: 11 aktakuza për dhunë në familje veç gjatë janarit

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit janar të këtij viti, ka pranuar 19 kallëzime penale, ndaj 19 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore, departamenti Përgjithshëm, ka ngritur 11 aktakuza, kundër 11 personave, për veprën e lartcekur.

Kurse, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një personi të mitur, për këtë vepër penale.

Related Articles