Në një familje në Gjilan, ku një 36-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë ku ata jetojnë, e ku i dyshuari e ka kapur për fyti viktimën, duke i shkaktuar lëndime.
Përballë kësaj situate, gruaja e frikësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer detajet e rastit.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në spitap për trajtim mjekësor.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim policor.