Gjilan: Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

Është arrestuar i dyshuari për një grabitje në tentativë në Gjilan.

Policia njofton se pas veprimeve të shpejta ka prangosur sot personin me iniciale E.A. të vitit 1996, pasi është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti më 13 nëntor ka tentuar të kryej një grabitje në një lokal afarist në Gjilan.

I njëjti pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje në tentativë’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thotë më tej Policia.

Related Articles