Një i mitur është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë, të mitur.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se, si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.
Derisa i dyshuari është dërguar me vendim të prokurorit në mbajtje.
“Rr. Sadik Sadiku, Gjilan 12.12.2025 – 18:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë- të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
