Një rast i “Dhunës në familje”, jo fort i zakontë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Gjilan, ku viktimë është një grua e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj.
Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se burri është kapur me të pas një konflikti që kanë pasur për të holla dhe më pas ka eskaluar duke e detyruar të zhvishet.
Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari edhe e ka detyruar viktimën që të qëndrojë lakuriq para fëmijës së tyre, duke ia përmendur edhe dëbimin nga shtëpia.
Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.