Gjilan: E trafikoi për qëllime seksuale viktimën me të meta psiqike, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Gjilan: E trafikoi për qëllime seksuale viktimën me të meta psiqike, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit V.A.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën/viktimën, me të meta psiqike, në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm. Fillimisht duke e josh për lidhje dashurie me premtimin për martesë dhe pastaj të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Related Articles