Një 23-vjeçar është goditur nga rryma këtë të hënë, raporton Gazeta “Enigma”.
I riu që ka mbetur i lënduar pas kontatin me rrymën është nga komuniteti serb, dhe aktualisht gjendet që QKUK, ku edhe ka kryer një oprim. Gjendja e tij është shumë e rëndë. E kanë dërguar për trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror.
23 vjeçari ra në kontakt derisa po punonte në një ndërtesë në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhëndësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në QKUK.
“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë, sot me 18.08.2025 rreth orës 12:03 , se një punëtor i një Kompanie private të Gjilanit është lënduar, ai gjatë punës, dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike. Në vendin e ngjarjes ka dalë fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njësite relevante, zjarrfikësit, KEDS dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës”, tha ai.
Tutje Hashani ka shtuar se “sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili e ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i hetojë rrethanat e këtij rasti të rëndë”. /Gazeta Enigma/