Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :
– Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,
– Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
– Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.
– Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .
– Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
– Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.
Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.