Në qendër të qytetit të Gjilanit ka ndodhur një incident i pazakontë, ku një shenjë rrugore e vendosur në mënyrë të pasigurt ka rënë dhe ka goditur në kokë një fëmijë që po kalonte aty pranë.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ai është vënë nën mbikëqyrje nga neurologu për çdo rast, bëjnë të ditur mediat lokale.
Enigma është në pritje të një përgjigjje nga autoritete zyrtare për këtë rast.