Gjilan: Numërohen mbi 50% të votave, këta janë asamblistët më të votuar nga VV-ja deri më tani

Gjilan: Numërohen mbi 50% të votave, këta janë asamblistët më të votuar nga VV-ja deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga Qendrat Komunale të Votimit, ku në Komunën e Gjilani janë numëruar mbi 50% e votave, raporton Gazeta “Enigma”.

Në këtë Komunë, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare, ka dalë e para me rreth 49.87% të votave, për kandidatin e saj, Alban Hyseni.

Në votat për asamble, me mbi 50% të votave të numëruara, nga ky subjet politik, bartësi i listës, Alban Hyseni, numëron 7,564 vota.

Pas tij renditet Kushtrim Ibrahimi me 423 vota, Bekim Salihu me 402 vota, Avdyl Kastrati me 360 vota, Arbër Musliu me 316 vota dhe Shpend Nuhiu me 309 vota./ Gazeta Enigma/

Related Articles