Gjilan: Paraburgim ndaj tre personave, dyshohen për fajde dhe detyrim

Gjilan: Paraburgim ndaj tre personave, dyshohen për fajde dhe detyrim

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurve N. S., A. S. dhe B. S., të dyshuar për veprat penale fajdeja dhe detyrimi.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga koha e papërcaktuar e deri më datë 31.08.2022, në bashkëkryerje, kanë shfrytëzuar papërvojën e viktimave duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare.

“Ashtu që fillimisht të dëmtuarve ua japin shumën prej 50.000 Euro, me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat t’ua paguajnë fajden prej 20 % mujore, duke e arritur shumën e dëmit prej 800.000 Euro, si dhe ju kanë marr automjetet të tipit Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, si dhe me datë 31.08.2022, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, duke hartuar kontratë kinse për shitblerje e cila ka qenë kontratë fiktive dhe ka qenë palujtshmëria të cilën të pandehurit ia kanë marr nga të dëmtuarit për fajde”, thuhet në komunikatën për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet tutje.

Related Articles